Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Maqedonisë për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave.

Për hirë të kësaj feste  Asambleja e Gruas së LR-PDSH-së Dega e Tetovës ishe në vizitë te familja e Ebip Ahmetit që është i dënuar me burg të përjetëshëm, për ti gëzuar sado pak fëmijet e tij dhe për tu sensibilizuar me dhimbjen e tyre.

Këto fëmijë janë të abuzuar nga shteti, i detyrojnë të paguajnë taksa dhe kontribute, poashtu shteti i njejtë ua e merr të drejtën që edhe këta fëmijë të mund të formohen në mënyrë të barabartë me fëmijët e tjerë.