Një gjykatë në Francë ka marrë vendim që gjeli Maurice mund të vazhdojë të këndojë, duke hedhur poshtë ankesën e komisionit, i cili akuzoi pronarin e tij për shkak të zhurmës.

Pronarja e Maurice, Korin Feso, mund të mbajë gjelin në ishullin e vogël Oleron të Francës.

Kohë më parë gjeli Maurice ishte bërë kryetemë nëpër media, ku ishte ngritur çështja nëse mund të këndojë çdo mëngjes në ishullin Oleron.