Ndryshimi në Kodin Penal në një procedurë të shpejtë kaloi në komisionin e Kuvendit, ku me kete veprim rastesisht apo jo te ndryshohet pjesë e Kodit Penal, Nën mbulimin e  krimit të urrejtjes ( ku kjo nënkupton-rastet e krimit të urrejtjes janë një simbol i padurimit dhe paragjykimeve njerëzore, si dhe shprehjes së emocioneve të urrejtjes, zilisë dhe frikës.),është futur në Kodin Penal,gjithashtu në një derë të vogël, qeveria ka paraqitur amendamente që do të vënë në pikëpyetje shumë nga rastet e PSP që janë në proces gjyqësor. Ku andaj nga ana tjeter hapet mundësia e zvoglimit te denimeve me burg. Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik miratoi ndryshimet në Kodin Penal të propozuar nga një grup deputetësh nga shumica qeveritare, duke iu referuar nenit 275-v mbi shumën (lartësinë) e dënimit. Me ndryshimet në Kodin Penal në nenin 275 v, dënimi me burg për veprimet që lidhen me keqpërdorimin e prokurimeve publike është zvogëluar dhe sipas disa interpretimeve të këtyre ndryshimeve, të dënuarit mund të marrin edhe dënimin me kusht. Nën presionin e opinionit, neni 353 i Kodit Penal, që ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës në rastet e prokurimit publik, nuk do të ndryshojë,për të cilën deputetët thonë se është miratuar nga qeveria e mëparshme dhe se është përdorur për llogaritjet politike.

Por deputetët nuk heqin dorë nga ideja e ndryshimit të këtij neni,duke theksuar se kanë nevojë për më shumë debat në publik.

Nga keta ndryshime te propozuara te Kodit Penal,mundet te krijohet nje situate e re,ku nje pjese e madhe e lëndeve te inicuara nga PSP , mundet te mos realizohen,pasi që një pjesa dërmuese e lëndëve te PSP do te vihen ne pikpyetje,sepse- në qoftë se dënimi është zvogëluar ose ato nene të Kodit Penal janë fshirë, atëherë do të ketë vjetërsi për ndjekje penale, sepse afatet për vjetërsim janë shkurtuar në shumë raste,andaj në shumë raste që udhëhiqen nga PSP, ndryshojnë plotësisht dhe pothuajse bien në ujë një pjesë të madhe nga ajo që është bërë deri më tani . E keqja e kësaj është se nga kjo kan benefit vetem një grup i vogel, kurse në të kundërtën vuan drejtësia,ku kjo na jep te kuptojmë se praktikisht krimi kontrollon legjislativin dhe me ligjet ne fuqi  mundëson të legalizoj çdo sjellje të tyre,kurse  qytetarët e thjeshtë mund të dënohen vetëm për shkak se “deputetët “e kapur diktojnë disa zgjidhje ligjore.

Zyra për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar

Andaj,në situatë të këtillë,Republika e Maqedonisë e gjeteur në këte situatë të re duhet urgjent te krijoj një organ të specijalizuar me Ligj siq është USKOK-u, ne Kroaci, dhe ate te jetë si : Korrupsionit dhe  një organ i veçantë i Prokurorisë së Shtetit  i specializuar në persekutimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar,i krijuar me Ligj dhe ate : Ligji i Zyrës për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar si një reflektim i nevojës për të kushtuar vëmendje të veçantë dhe sistematike në të gjitha segmentet e saj ndaj fenomenit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në fushën e edukimit, parandalimit dhe shuarjes së saj. Në këtë mënyrë,shteti do ti plotësoi detyrimet që duhet nesër ti mer nga miratimi i dokumenteve ndërkombëtare. Kjo Zyre dhe organ,do ketë ingirencë mbi të gjithë teritorin e shtetit. Puna e zyrëes do te drejtohej nga drejtori i zyres të cilin do ta emëronte Kryeprokurori i shtetit,ku i njejti do te merte mendimin nga Ministri i drejtesise dhe nga kolegji i Prokurorisë së Shtetit.

Ku nga kjo si drejtor të Zyres për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,mundet te emrohen dhe ate: Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit , apo Prokurorët e Qarqeve apo zavendësit e tyre ku plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligj. Drejtori do te kishte një mandat te caktuar. Në kryerjen e detyrave të tij, Drejtori ka të drejtat dhe detyrat si Prokurori i Shtetit. Punën e Prokuroreve në Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar kryhen nga Drejtori dhe Zëvendës Drejtorët. Në punën e tyre u ndihmojnë gjithashtu edhe këshilltarët e lartë, këshilltarët dhe bashkpuntorët e ekspertëve.

Zyres për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar

Përmbajtja e saj:

1.Kompetencat

2.Procesi

3.Lidhshmëritë

4.Lidhshmëritë e jashtme

  1. Kompetencat- Zyres për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,merret me shuarjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veprat penale për të cilat ato janë kompetente janë të shënuara në Ligjin për ketë Zyrë. Kurse për veprat tjera penale jasht kompetencave te kësaj Zyre është kompetente Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit.

Zyra kryen veprimtarinë e Prokurorisë së Shtetit për veprat penale (definimi i cdo vepre penale të caktuar është e përcaktuar me Kodin Penal):

  ¤- keqpërdorimi i falimentimit, konkurrenca e paligjshme në tregtinë e jashtme, keqpërdorimi i detyrës së shtetit, ndërmjetësimi i paligjshëm, marrja e ryshfetit, marrja e ryshfetit në biznes, marrja e ryshfetit dhe marrja e ryshfetit në biznesin ekonomik,

 ¤- konfiskimin e paligjshëm të lirisë, rrëmbimin, shtrëngimin, trafikimin e personave dhe skllavërinë, transferimin e paligjshëm të personave përgjatë kufirit shtetëror, vjedhjen, zhvatjen, shantazhin, fshehjen e parave të paligjshme dhe pastrimin e paligjshëm të parave nëse këto krime kryhen brenda grupit organizatat kriminale,

  ¤- abuzimi i lëndëve narkotike,

  ¤- grupet për kryerjen e veprave penale, duke përfshirë të gjitha veprat penale të kryera nga ai grup ose organizatë kriminale, me përjashtim të veprave penale kundër Republikës së Maqedonisë dhe forcave të armatosura,

  ¤- vepër të kryer në lidhje me sjelljen e një grupi ose organizate kriminale për të cilën është parashikuar një dënim me burgim më të gjatë se tre vjet dhe vepra është kryer në territorin e dy ose më shumë shteteve ose një pjesë e konsiderueshme e përgatitjes ose planifikimit të saj është kryer në një vend tjetër.

  • Zyra është gjithashtu përgjegjëse për zhvillimin e procedimeve penale kundër një grupi ose organizatori kriminal organizativ për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit, tregtisë së paautorizuar të arit dhe shmangies së mbikëqyrjes doganore.

Zyra është gjithashtu përgjegjëse për veprat penale të fshehjes së parave të fituara në mënyrë të paligjshme, parandalimit të provave, shtrëngimit të një zyrtari gjyqësor, parandalimit të detyrës zyrtare në kryerjen e detyrës zyrtare, sulmit ndaj një personi zyrtar dhe veprës penale të zbulimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur nëse këto vepra janë kryer në lidhje me kryerjen e veprës penale.

( Çfarë është një grup, ose një organizatë kriminale, është përshkruar nga Kodi Penal. Një grup njerëzish janë të paktën tre persona të lidhur me veprën penale të përhershme ose të rastësishme, secila prej të cilave kontribuon në kryerjen e një vepre penale. Një organizatë kriminale është një shoqatë e strukturuar e të paktën tre personave që janë të pranishëm gjatë një periudhe të caktuar dhe vepron me qëllimin e përbashkët për të kryer një ose më shumë vepra penale për blerjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të përfitimeve financiare ose të tjera materiale ose për ushtrimin dhe mbajtjen e kontrollit mbi disa aktivitete ekonomike ose të tjera, është për vepra penale të dënueshme me burgim prej së paku katër vjet ose më shumë dënim të rëndë. Një organizatë kriminale është themeli i konceptit të krimit të organizuar).

2.Procesi- Të gjitha organet e autoritetit shtetëror dhe të gjithë personat juridikë të cilët janë në dijeni të rrethanave dhe të dhënave që kanë të bëjnë me veprën penale për të cilën është përgjegjës kjo Zyrë, në kuadër të fushëveprimit të tyre ose në kryerjen e veprimtarisë së tyre, veçanërisht atyre që përmes mënyrës së planifikimit dhe përgatitjes së veprës penale, mënyrën e kryerjes, me burimet financiare të realizuara, pjesëmarrja në transaksionet e biznesit, sjellja e komplotit e kryerësve, përkatësia e huaj, korrupsioni ose përpjekjet e korrupsionit dhe sjelljet e tjera të ngjashme (indikacionet e krimit të organizuar) tregojnë aktivitetet e shoqatave të të paktën tre personave që kanë bashkuar forcat për kryerjen e veprave penale; në këto rrethana, të paraqesë një kallëzim penal ose të njoftojë Zyrën.

Të gjitha të dhënat e procedurës së kryer nga Zyra mbajnë etiketën e sekretit.

Procedurat penale për veprat penale që bien në juridiksionin e Zyrës, kryjnë të gjitha  Gjykatat e Qarkut .

3.Lidhshmërite : – a)Prokuroria e Shtetit dhe b)pushtetit gjyqësor .

4.Lidhshmëritë e jashtme: – a) Zyra për Luftën kundër Korrupsionit dhe 

                                                Krimit të organizuar.

                                             b) Prokuroria Shtetërore

                                             c) Ligji mbi Zyrën për Luftën kundër Korrupsi

                                                 onit dhe Krimit të Organizuar.

Së fundmi nga e gjith kjo PSP-speciale ne R.e Maqedonisë,si organ i vecant i cili meret vetëm per nje pjesë te kompetencave sa u takon përgjimeve dhe me një mandat te kufizuar,po e njejta PSP-e,do të mundej të shëndrohet me Ligj në një Zyrë te PSP-së,me te gjitha kompetencat e një Zyre për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar .                                     

ALIL FETAI