10 arsye që më bëjnë ta dua vetën më shumë si beqare!

Pavarësisht çfarë të tjerët thonë, beqaria është e mrekullueshme. Ndonjëherë njerëzit mund të harrojnë se sa të përmbushur kanë qenë vetëm, në veçanti pasi kanë kaluar vite që janë në një lidhje.

Më poshtë ju sjellim 10 arsye pse është e preferueshme të jesh beqar/e
1.Bën shumë qejf me vetën tuaj!

Ju gjithmonë dini si t’ia bëni qejfin vetës tuaj.Kurrë nuk e ndjeni mungesën brenda vetës dhe nuk kërkoni që dikush tjetër t’ju përmbushë. Ju jeni totalisht të lumtur ani se beqar/e. Kurrë nuk mërziteni, gjithsesi keni miq, kolegë dhe me ta ndani momente të lumtura.

2. E doni qetësinë që ua ofron beqaria

Të qenit vetëm do të thotë më pak stres, dhe më pak telashe kur vendosni të bëni planë. Ju nuk keni nevojë të lajmëroni dikë se ku do të jeni në mbrëmje apo nëse do të vonoheni shume. Kjo gjë sigurisht që ju ofron qetësi.

3. Je më produktive dhe më e fokusuar!

Kur jeni në një lidhje shumicën e energjisë e harxhoni në përkushtim ndaj partnerit, ndërsa duke qenë beqar/e, ju jeni më produktiv dhe më të fokusuar në punë, planet tuaja dhe karrierën.

4.Ti ke kohë për të eksploruar dhe shëtitur!

S’ka gjë më mirë se sa të udhëtosh dhe eksplorosh aventura të reja. Ju do ta dëgjoni shpirtin tuaj se ku do të shkoj dhe ja plotësoni vetës dëshirat.

5.Ti e shijoni lirinë!

Beqaria ju ofron liri dhe autonomi mbi jetën tuaj. Nëse vendosni të ndërroni vendin ku po jetoni, e bëni pa hezitim, sepse nuk keni nevojë për mendimin e tjetrit, prandaj lirinë që e keni si beqar/e, nuk do ta keni kurrë kur të jeni në lidhje me dikë.

6.Ke më shumë kontroll mbi financat tuaja

Ju do te vendosni vet se ku i harxhoni parat që i fitoni. Ju mund të kurseni ose të shpenzoni për dëshirat tuaja pa pyetur njëri. Ju paguani faturat, dhe ju jeni shef i kuletës tuaj!

7. Të pëlqen fakti që ke kohë ta zhvillosh vetën

Vet-përmirësimi dhe rritja janë tepër të rëndësishme për secilin dhe duke qenë beqar/e ju do të keni mjaftueshëm kohë për vete.

8.Ke kohë të mjaftueshme për t’iu përkushtuar raporteve më të tjerët!

Shumë prej nesh nuk ia dalin të ruajnë raportet më të tjerat. Sikur ju mungon energjia e duhur për ta bërë këtë. Por, duke qenë beqar/e, ju do të keni kohë të mjaftueshme për t’ju përkushtuar marrëdhënieve tuaja me familjen dhe shoqërinë.

9.Ndihesh e fuqishme

Fuqinë që e ndjeni brenda vetës si beqar/e nuk do ta ndjeni kurrë kur të jeni në një lidhje. Duke qenë I vetëm ju ndiheni të fortë dhe të pavarur. Merrni vendime të bazuara në ju dhe jeni i pavarur në çdo gjë.

10.Je më e lumtur se sa kur je në një lidhje

E vërteta është se si beqar/e ju jeni më të lumtur, pra pse ta ndryshoni këtë.

SHPËRNDAJE