Kjo është koha ideale për të veshur shajet e mëdhenj dhe të trashë. Janë shumë të ngrohtë dhe me ta dukesh vërtet shumë bukur, qoftë kur i vesh me pallto, qoftë edhe me xhupa apo xhaketa. Të paktën një shall të madh duhet ta ketë secila nga ne në dollap.

E vërteta është se një pjesë prej tyre mund të jenë të vështirë për t’u lidhur. Sidomos ata që janë super të mëdhenj. Ndoshta edhe për shkak se janë voluminozë, nuk je e bindur se cila është mënyra e duhur për t’i lidhur. Po ashtu, janë edhe një aksesor që bien në sy shpejt, ndaj, që të mos dukesh e parregullt, por cool, ashtu si blogeret që pëlqen në rrjetet sociale, më poshtë është një video që të vjen në ndihmë për disa mënyra të thjeshta lidhjeje.

Ka një përgjigje për pyetjen “si ta lidh shallin?” Në fakt, 10 përgjigje:

Duke filluar që nga lidhjet e thjeshta rreth qafës e deri tek ato më modernet rreth belit, në videon e mëposhtme i gjen të gjitha.