Në ditën e sotme 10 vite më parë, nga Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM u promovua projekti ‘Shkupi 2014’, projekt që më vonë nxiti polemika në opinion.

Ky investim i tejkaloi parashikimet fillestare për para të shpenzuara kështu që në vend të 80 milionë eurove që ishin paraparë, u shpenzuan shtatë herë më shumë, përkatësisht 567 milionë euro.

Objekti më i shtrenjtë i projektit ‘Shkupi 2014’ është objekti ku ndodhet Gjykata Kushtetuese, Arkivi Shtetëror dhe Muzeu Arkeologjik që kushtoi plot 42 milionë euro. Për Filarmoninë e Maqedonisë u shpenzuan 39 milionë euro ndërsa 2 milionë më pak u harxhuan për teatrin.

Projekti përfshiu edhe portën ‘Maqedonia’, bustin ‘Ushtari mbi kalë’ dhe shumë buste tjera. Gjithashtu u vendosën edhe fasada në shumë objekte ndërsa vetëm fasada e Qeverisë kushtoi 15 milionë euro dhe ishte më e shtrenjtë se fasadat tjera të vendosura në qendër të Shkupit.

Projekti ‘Shkupi 2014’ përfshin 132 objekte, 30 investitorë, 117 firma dhe 130 autorë.