Mbi 100 mijë shtetas të Maqedonisë jetojnë në Gjermani, ndërsa prej 80 deri 100 persona në ditë kërkojnë vizë pune. Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerbrih gjatë vizitës së tij në Manastir, përcjell SDK.

Sipas këtyre shifrave të ambasadorit gjerman, del që për një vit nga Maqedonia kanë ikur nga 200 mijë deri 300 mijë qytetarë, edhe ate gjatë dy viteve të fundit.

“Mësim i gjuhës gjermane nga njëra anë i përgatit dhe ju jep mundësi të gjejnë punë në Gjermani. Megjithatë, ne do të dëshironim që zhvillimi të jetë në drejtimin që ata jo vetëm të largohen nga shteti i tyre për në Gjermani, por përvojat që do t’i mësojnë atje t’i zbatojnë në vendin e tyre. Situata politike luan rol të rëndësishëm, për shkak se nuk bëhet fjalë vetëm për çështje ekonomike, por njerëzit kanë nevojë për siguri juridike dhe stabilitet që të mund të kthehen. Nuk dëshirojmë të punojmë vetëm në drejtim që ata që e dinë gjuhën të largohen nga vendi, por dëshirojmë të ketë edhe prej atyre që do të kthehen, ky është qëllimi jonë i përbashkët”, ka thënë ambasadori Gerberih.