Europa është mobilizuar në ndjekje të tunizianit e cili kreu sulmin në Berlin, i cili po ashtu në fillim të këtij viti ishte në mbikëqyrje të autoriteteve, raportojnë mediat, transmeton Klan Kosova.

24 vjeçari Anis Amri, dyshohej se po planifikonte një grabitje, në mënyrë që të paguante për armët e sulmit, mirëpo më pas hetimet kanë ndaluar sepse kishte mungesë të provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai kishte vuajtur një dënim në Itali për zjarrvënie.

Në sulmin e Berlinit në tregun  e krishtlindjeve, ai ka vrarë 12 persona dhe ka lënduar 50 të tjerë.

Gjermania ka lëshuar një urdhërarrest për të, pasi që leja e tij e qëndrimit i është gjetur në kabinën e kamionit me të cilin kreu sulmin.

Autoritetet gjermane thonë se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm, dhe ofrojnë deri në 100,000 euro për çdo informatë që qon në arrestin e tij.