108 vjet nga Kongresi i Manastirit

Më 14-22 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Po ashtu në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare. Kryetar i Kongresit do të ishte Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit Kryetarit të Lidhjes së Prizrenit. Kongresi nëntë ditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine./portalb