11 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 11 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit, derisa janë regjistruar 305 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2.533 testime.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka regjistruar 3.137 të vdekur, 102.787 persona të infektuar dhe 91.233 të shëruar.