Luana Vjollca vajza e cila është duke realizuar një emision argëtues çdo fundjavë me të ftuar të ndryshëm, si duket ajo për këtë pjesë po ndihet krenare, shkruan Kosovarja.

Edhe pse në fakt do punë dhe impenjim një emision televiziv, por në televizione ku ka staf profesional kjo gjë behët më e lehtë për realizim dhe finalizim. Prandaj edhe Luana ka fatin që është në një televizion siç është ‘Top Channel’ që ofron shumë mundësi. Luana ka treguar se e di moderimin duke treguar se ka talent, por ajo çka ajo përflitet dhe mbajnë të gjithë sytë në të janë linjat trupore dhe veshjet e saja të përjavshme aq provokuese që vënë në pah asetet bombastike të saja.

Në njërën nga fotografitë që Luana ka ndarë në ‘Insta story’ ka bërë një krahasim se si kalohet mbrëmja e të shtunës nga ajo dhe si nga bashkëmoshatarët e saj. Pra krahasimi është se ajo ndodhet në emision ndërsa të tjerët argëtohen ne clube. Është një thumbim djegës për shumë vajza dhe djem.