Tharëset e rrobave kanë evoluar në shumë aspekte që nga momenti kur janë tregtuar për herë të parë në 1938 dhe sot janë pjesë e pa ndashme e elektroshtepiakeve në shtëpi.

Para se të blejmë një tharëse rrobash duhet të dime se:

Përse na duhet një tharëse rrobash? Sa para duam të shpenzojmë… Sa hapësirë kemi në shtëpi? Sa është konsumi I energjisë dhe cfarë parametrash duhet të ketë??

Në një vend si Shqipëria e cila është në ¾ e vitit me diell mendojmë që rrobat thahen në diell por ndotja e ajrit është gjithashtu shumë e madhe dhe rrobat të cilat lihen për tu tharë në diell thithin të gjithë këtë pluhur…. Por ka edhe shumë arsye të tjera të cilat për shkak të rutinës së përditshme nuk e veme re se sa kohë dhe energji harxhojmë me tharjen e rrobave.

Ja se çfarë bën një tharëse rrobash për ju
Ju kursen kohë.
10 kg rroba duan 2 ditë të thahen në diell ndërsa në tharëse në më pak se 2 orë.
Harxhojmë 1 orë për nxjerrjen dhe mbledhjen e rrobave nga ballkoni.
Më pak lagështirë dhe rrëmujë në shtëpi
Eleminon bakteriet që krijohen në rroba nga moti i lagësht
Eleminon pluhurin dhe agjentët e tjerë alergjenë qe ka ajri
Siguron mbrojtje dhe higjenë perfekte për rrobat e fëmijeve të vegjël
Ruan ngjyrat nga efekti zbardhues i rrezeve të diellit
Rrobat qëndrojnë të buta edhe nëse nuk përdorim zbutës
Më e rëndësishmja lehtësi në hekurosje

Tharëset e rrobave janë përshtatur nevojave të përdoruesve dhe hapësirës në shtëpi. Ekzistojnë modele të cilat janë me gjërësi të ndryshme si 40cm ose 60cm. Edhe mënyra e montimit i është përshtatur hapësirës. Tharëset mund ti vendosni horizontalisht ngjitur me lavatriçen, dhe për ju që nuk keni hapësirë ekzistojnë mekanizma të cilat lejojnë që tharësja të vendoset mbi lavatriçen.

Konsumi i energjisë është një tjetër parametër që duhët të dini para se të blini një tharëse rrobash. Konsumi i energjisë llogaritet në varësi të klasës së energjisë që është e shënuar në produkt. Klasat e energjise fillojnë nga B deri në A++. Kalimi nga një klasë energjie në një tjetër ju siguron 20 % më pak kunsum të energjisë elektrike.

1