Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 12 aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.
Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa një shofer nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në kalim për këmbësorë.