Bllogerja e njohur Karissa Ancel ka shkruar një artikull interesant për mënyrën se si duhet rritur një vajzë.

Posti i saj ka fituar një shumë të majme online dhe arsyeja është se ka këshilla të dobishme në rritjen e një vajze për një nënë, transmeton femrasot.com

“Rritja e vajzave është punë e vështirë sikur rritja e fëmijëve në përgjithësi, është punë shumë e vështirë ,por pasi unë kam vetëm një vajzë, mund të japë disa këshilla në lidhje me rritjen e saj” ka thënë ajo.

Në vazhdim do t’jua paraqesim 12 idetë e Karissas .

Make up juaji është tashmë make up i saj. Vajza ime 8 vjeçe pëlqen të bëjë tualet. Me kalimin e kohës unë do t’i mësoj asaj ta përdorë pak, por për momentin është vetëm për argëtim.

T’u tregosh atyre për periodat është e vështirë dhe e pakëndshme, por është e rëndësishme dhe unë dua që ajo të jetë e përgatitur kur të kjo të ndodhë. Është puna ime të jem e hapur në lidhje me trupin tim dhe se çfarë do të ndodhë me trupin e saj. Ajo ka nevojë të flas lirshëm me dikë në lidhje me të dhe ajo duhet të jem unë.

Bota do të përpiqet që t’i rris ata shumë shpejt. Është detyra juaj t’i mbani ato vajza sa më gjatë të jetë e mundur. Është detyra juaj të vendosni kufijtë mbi make up, rrobat e papërshtatshme, celularin.

Inkurajoni dhe mbështesni marrëdhënien e tyre me babain. Ata kanë nevojë për nënën por ata gjithashtu duhet të dinë që një burrë i do ato, në mënyrë që ato të mos dashurohen me një djalë i cili pretendon se i do.

Mësojuni atyre rëndësinë e kursimit të parave. Kështu shpresojmë se një ditë ato nuk do të duhet të varen nga ju dhe do të kujdesen vetë për financat e tyre.

Kini kujdes se si flisni për trupin tuaj para tyre. Ju do të bëheni shembulli i tyre për mënyrën se si gratë i shohin trupat e tyre. Kështu duhet të flisni mirë për veten para tyre.

Mbrojini ato por gjithashtu mësojini të dinë të mbrojnë veten e tyre. Bota ka nevojë për më shumë gra të forta. Vajza ime e di që unë e mbroj, por ajo duhet të përpiqet të zgjidh një problem para se unë të ndërhyj.

Komplimentojeni vajzën për gjëra të tjera përveç bukurisë dhe pamjes. Ajo ka nevojë të dijë se vlera e saj nuk varet vetëm nga bukuria. Gjëra që nuk do të zbehen me kalimin e kohës.

Vendosni kufijtë mbi mënyrën si njerëzit ju trajtojnë. Kështu që jo do t’iu shikojë dhe do të mësojë prej jush. Ne jemi mësuesit më të mëdhenj dhe ata mësojnë më shumë nga ajo që ne bëjmë se sa nga ajo që themi.

Ndiqni ëndrrat dhe pasionet tuaja. Jepni shembullin se ajo që ju dëshironi është e rëndësishme dhe kështu ajo do të besojë në ëndrrat e saj dhe pasionet.

Mësojini të jetë e zgjuar në lidhje me djemtë dhe burrat përreth

Ndihmojini të kuptojnë që trupi i tyre duhet të vlerësohet dhe trajtohet me respekt. Tregojani këtë përmes bisedave të hapura rreth marrëdhënieve dhe se si ata duhet apo nuk duhet të trajtohen