Deri tash 120.000 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin për kthimin e 15 % të TVSH-së, që nga 1 korriku, kur filloi masa e kthimit. Afërsisht 2 milionë llogari fiskale janë skanuar, me një qarkullim prej gati 17 milionë euro. Kjo shumë llogarit kthimin e TVSH prej mbi 260 mijë euro, para që do të depozitohen në llogaritë e qytetarëve në muajin dhjetor. Nga DAP, thonë se janë të kënaqur me realizimin e tanishëm të kësaj mase dhe efektet që kanë për qëllim ballafaqimin me ekonominë e zezë.