Lëvizja për Reforma PDSH sot në Gostivar mbajti mbledhje të Kuvendit qëndror të partisë. Në këtë takim është debatuar për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare si dhe për listën e kandidatëve për deputet sipas njësive zgjedhore.

Jozyrtarisht mësohet se në përbërjet përfundimtare të listave të LR-PDSH-së për deputet do të përfshihen edhe 13-14 mjekë, profesorë dhe specialistë të ndryshëm, të cilët simbolikisht do të marrin pjesë në lista për të mbajtur cilësinë sa më të lartë të përfaqësuesve.

Mësohet se fryma e unifikuar dhe konzistenca e cilësisë së listave deri në numrin 20, në të gjitha njësitë zgjedhore do të bëhet në shenjë të përcaktimit të palëkundur të koalicionit tripalësh LR-PDSH, RDK, UNITETI për të ndryshuar qeverisjen e keqe të këtij vendi që nuk ofron asnjë perspektivë për shqiptarët.