Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 918 testime, ndërsa janë regjistruar 104 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.
Prej tyre, 53 janë regjistruar në Shkup, 8 në Kumanovë, në Shtip 2, Prilep 13, Tetovë 3, Strugë 1, Manastir 1, KAavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 1, Kriva Pallankë 4, Radovish 1, Krushevë 2, Koçan 6, Vinicë 3, Shën Nikollë 1 dhe Negotinë 2.
Ndërkohë kanë ndëruar jetë gjithsej 13 pacientë. Bëhet fjalë për katër pacientë të moshës 78, 66, 71 dhe 68 vjeçare nga Shkupi, katër të moshës 80, 57, 80 dhe 50 nga Prilepi, një 74 vjeç nga Velesi, një 67 vjeç nga Ohri, një 62 vje nga Kavadari, një 72 vjeç nga Probishtipi dhe një 78 vjeç nga Negotina.
Nga ana tjetër janë shëruar 539 pacientë.
Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shënon 86597 persona. Të shëruar janë 67992. Të vdekur janë 2635 ndërsa rastet aktive janë 15970.//Zhurnal.mk