Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 13 viktima nga COVID-19.

Nga 1 mijë e 179 teste të kryera janë regjistruar 155 raste të reja nga ky virus, ku vetëm në Shkup janë shënuar 113 raste.

Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 387 pacientë.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 212.375 raste, prej të cilëve 196.636 janë shëruar, kurse 7 mijë e 449 kanë ndërruar jetë