Ballina Sport 14 milionë kërkesa për bileta për “EURO2020”

14 milionë kërkesa për bileta për “EURO2020”

Kampionati Europian i vitit 2020 është thuajse një vit larg datës së startit, por interesimi është në nivele të frikshme.

Sipas UEFA-s, deri tani janë rreth 14 milionë kërkesa për bileta, të ardhura nga shumë shtete të botës, jo vetëm europiane.

“Euro 2020” do të jetë një kompeticion shëtitës, pasi do të startojë në Romë dhe do të zhvillohet në disa shtete të kontinentit të vjetër, ndërsa UEFA ka nxjerrë në shitje vetëm 1.5 milionë bileta, nga 3 milionë të tilla në dispozicion, transmeton KJ.

Faza e parë e shitjeve përfundon më 12 korrik, ndërsa një fazë e dytë do të hapet në muajin dhjetor dhe rreth 14 milionë njerëz kanë prenotuar me shpresën që do të kenë mundësin të marrin një biletë në fazat e tjera të shitjes.