Sot në Sheshin Skëndërbeu shtabi Qëndror i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Bujare Abazi dhe në prezencën e liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, mbajtën një konferencë për shtyp, ku edhe zyrtarisht hapën fushatën për mbështetjen e referendimit me moto “për NATO dhe BE“.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në këtë konferencë për shtyp deklaroi: “Shqiptarët bën përcaktimin drejt perendimit dhe Europës në kohën kur miratun shkrimin e tyre alfabetin e tyre në kongresin e Manastirit, shqiptarët çdo herë kanë qenë pro këtij përcaktimi dhe veç tjerash anëtarësimin për në NATO dhe BE e shohin si një moment plus dhe një ndihmes plus për të arrit barazin e shumë kërkuar ndër vite nëpër shtete. NATO-ja nuk është vetëm antarësimi i vendit në një strukturë ushtarake, por NATO-ja mbi të gjitha është drejtësi, është respektimi i të drejtave elementare të njeriut, është të largosh nga rradhët tua politikan të korruptuar dhe jo ti ruash ata me çdo çmim në mënyrë që të shkelësh të drejtat e popullit të cilin ato u përfaqësojn. Ajo që nuk ka alternativë është antarësimi i vendit në NATO dhe BE, prandaj të shqiptar jepeni votën atje ku kemi bë pjesë çdoherë. Bëhuni pjesë e ndryshimit, bëhuni pjesë e aleancës NATO-s dhe BE-s. Aleanca është me alenacat dhe mrekullia e Aleancës për Shqiptarët është rruga drejt barazisë së tërësishme”./Fol/