Në emisionin Opinion, ku po flitej për shfrytëzimin e vajzave duke i detyruar të prostituojnë, gazetarja Anduena Nallbani ka hedhur një tjetër fakt shokues.

Ajo ka thënë që pas akuzës për vrasje ndaj Mark Frrokut, në Prokurorinë e Tiranës kanë shkuar 15 vajza për të denoncuar ish-deputetin kristiandemokrat për shfrytëzim prostitucioni. Këto 15 akuza, shtuar akuzës për vrasje në vitin 1999 në Belgjikë, kanë nxitur Prokurorinë për të kërkuar arrestimin e Frokut në bashkëpunim me policinë belge

 

Ndaj ish-deputetit rëndon edhe akuza e fshehjes së pasurisë. Ai nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar pas dënimit me burg nga Gjykata e Tiranës që është i pastër.