Nga Medai Shaholli

Që nga fillimi i pluralizmit politik në NMK dhe me rivendosjen “demonkraqisë” sllave në këto treva, fytyra e politikanit shqiptar herë është nxirë dhe herë është zbehur.Të dya së bashku këto ngjyra të fytyrës së politikanit shqiptar në Iliridë paraqesin fytyrën e vërtetë të moralit të prostitutë politikanit që ata posedojnë.

Ata janë të nxirë sepse tanimë janë të zhytur dhe përlyer në kënetën e madhe korrupsionit dhe në afera korruptive e kriminale siç janë ; bashkërendimi i tyre me pushtetin sllav në aksionet ndëshkuese dhe represive me ekspeditat ushtarake dhe policore kundër shqiptarëve ndër vite.
Devijimi i luftës çlirimtare më 2001, në kërkesa minimaliste dhe denigruese siç ishte kapitullimi dhe nënshkrimi i MO, përbën figurën e vërtetë të politikanit dështak pa vizion dhe pamoral.

Ky është morali i politikanit shqiptar faqezi.
Kjo specie në zhvillim e sipër zbehet vetëm kur vijnë të kërkojnë votën shqiptarëve dhe për frikën se nuk do të votohen më.
Kjo është frika e tyre për të ardhmen e pasigurtë.
Këta lloj politikanësh pamoral kanë përfaqësuar shqiptarët për më shumë se dy dekada ku i kanë gënjyer dhe stërgënjyer me përralla për barazinë dhe statusin e barabartë të shqiptarëve me sllavët në “drzhavën” NMK.

Si rezultat i “kontributit ” dhe qëndrimit politik që kanë mbajtur këto 28 vjet të shkërdhatokracisë sllave, këta lloje dhe specie të veçanta politikanësh pamoral dhe faqezinj, shqiptarët vazhdojnë të mbeten me status “pakicë” e papërfillshme e 20% në “drzhavën” NMK.
Përderisa Shqiptarët nuk do të reflektojnë por do të votojnë këtë lloj specie edhe në të ardhmen , statusi ynë si “minoritet i papërfillshëm” nuk ka për të ndryshuar”.
Sot këta faqezinj, pa pikën e turpit na këshillojnë të votojmë për president Stevçe Pendarovskin, një ish zëdhënës policie që vrau dhe persekutoi shiptarë sa mundi në mbarë trevat shqiptare.

Ja përse paskëshin ”rrokur” armët komandantët integristë më 2001, që sot të ndajnë krevatin në bordellon qeveritare me ish ”branitellët”.
Bashkëjetesa dhe flirti i ”shfalerkave” shqiptatare të kësaj kategorie herë me partizanët e SDSM-së dhe herë me komitët e VMRO-së, për tre dekada kanë dëshmuar qartë tradhtinë e tyre ndaj kauzës kombëtare.

Statusi politik denigrues i shqiptarëve si bashkësi etnike e 20 % është dëshmia e fotografisë së realitetit shqiptar.
Kjo gjendje denigruese është pasojë e qëndrimit politik të këtj lloj politikani shqiptar që ka mbajtur peng çështjen shqiptare për tre dekada me radhë si pronën e tij private.

Refreni i rapsodit popullor dëshmon pikërisht këtë situatë dhe gjendje të ngelur në mes të katër rrugëve të shqiptarëve në trevën e Iliridës i cili thotë:

“Robëria shpalos vite
një mallkim që s’hiqet dot”!