Aleanca e Strugës, nëpërmjet kryetarit të saj në Strugë, gjatë ditës së sotme ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës Ramiz Merko, duke akuzuar këtë të fundit për dështim në menaxhimin me Komunën e Strugës.

Nga Aleanca për Shqiptarët – Strugë, thonë se ata patën mirëkuptim për një kohë dhe nuk bëmë asnjë reagim publik ndaj udhëheqësisë së pushtetit lokal në Strugë edhe atë për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit sepse nuk kanë dashur ti lodhin agjëruesit dhe  qytetarët e Strugës.

Edhe përkundër pritjes së Merkos që të fillojë të punoj dhe realizoj premtimet, ai gjatë gjithë kësaj kohe  nuk ka lëvizur nga vendi. Andaj  edhe pse gjatë kësaj kohe i lejuam që Merko dhe bashkëpunëtorët e tij të përpiqen të punojnë dhe të përgatiten për sezonin veror ata nuk bënë gjë dhe në si Aleancë për Shqiptarët po ia kujtojmë dhe po ia numërojmë disa nga  punët që kjo administratë lokale ka bërë gjatë kësaj kohe.

– Rrethrrotullimi tek Ura e Morovishtit. Kaloi një vit prej kur Ramiz Merko dhe bashkëpunëtorët e tij e promovuan si projekt madhor dhe që atëherë asnjë lëvizje nuk është bërë në këtë drejtim. Rruga është prishur më shumë dhe paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.
– deponia qëndron në vend. Shumë premtime dhe shumë afate të shkelura. Deponia po shtohet dhe rritet përditë;
– u prenë pemët dhjetëravjeçare gati në gjithë qytetin e Strugës;
– shëtitorja e nisur për t’ia rregulluar oborrin Kishës Shën Gjergji akoma nuk është përfunduar edhe pse ka kaluar rreth një vit nga fillimi i punimeve;
– po hapen korsi të reja në hyrje të qytetit në një distancë të shkurtër, që nuk do të kenë kurrfarë ndikimi pozitiv në mbarëvajtjen e komunikacionit. Përkundrazi, e bërë pa studim të mirëfilltë, mund të shtojë kaosin në trafik gjatë sezonit veror;
– u dogjën kallamet rreth bregut të liqenit dhe filluan të realizohen disa aktivitete ndërtimore. Po uzurpohet prona publike. Ndërtohen salla dasmash ndërkohë që kanë marrë leje për sallë sporti. Kryetari thotë se është sallë bilardoje. Kë mendon se gënjën ky njeri?!
– janë harxhuar qindra mijëra euro për dreka dhe darka pa kriter, nga Kryetari, bashkëpunëtorët dhe ortakët e tij. Të gjitha para nga Buxheti i qytetarëve të Strugës.
– janë harxhuar mijëra euro për benzinë, naftë dhe derivate të naftës, nga Buxheti i qytetarëve, për të shëtitur e reklamuar njerëzit e kryetarit. Në emër të komunës kanë mbushur veturat e tyre private me benzinë e naftë bashkëpunëtorët dhe familjarët e Kryetarit të Komunës;
– janë harxhuar para për shoqata të afërta me Kryetarin e Komunës së Strugës. Janë bërë pagesa në kundërshtim me ligjin, duke mos e pyetur fare Komisionin për OJQ në Këshillin e Komunës. Ndarja e mjeteve është bërë pa kriter, por me urdhër partiak.
– harxhohen para për shërbime avokatie për avokatë nga Manastiri, ndërkohë që në Strugë ka plotë avokatë profesionistë dhe të denjë për ta përfaqësuar Strugën dhe interesin e qytetarëve të Strugës.
– janë falsifikuar dokumente nga bashkëpunëtorët e Ramiz Merkos. Kanë fituar pozita të larta drejtuese me dokumente false. Disa udhëheqës njësish apo pozitash drejtuese në administratën komunale janë avancuar pa të drejtë dhe duke kryer shkelje të rënda ligjore. Krejt kjo është bërë nën dijeninë e “Doktor Kryetarit” dhe dirigjuesit të politikave të tij;
– u blenë automjete për shërbime të administratës dhe një automjet super luksoz për të shëtitur dhe reklamuar shoferët e kryetarit. Rreth 120 mijë euro u harxhuan kot.
– po kryhen disa ndërtime pa leje në qytet. Mbindërtime në ndërtesa të ndërtuara më herët dhe objekte banimi që nuk respektojnë asnjë standard dhe asnjë normë ligjore. Inspektorëve të ndërtimit nuk u lejohet të dalin dhe kontrollojnë këto raste. Ndërtohet objekt privat banimi ngjitur me objektin e Shkollës së Mesme, duke ua zënë dritaret dhe dritën e diellit nxënësve të pafajshëm. Askush nuk merr masa për shkelje të tilla. Raste të tilla ka plotë.
– për muaj të tërë u vodhën para nga qytetarët për shërbime parkimi. Në fund u prezentua një raport qesharak dhe skandaloz ku e dëshmuan vjedhien. Dhjetëra mija euro nga parkingjet nuk dihen se ku kanë shkuar. Në xhepat e dikujt. Askush nuk merr masa për këtë.

Ka dhe shumë. Për të gjitha do të reagojmë dhe do t’ua tregojmë qytetarëve. Si subjekt politik, por edhe si qytetarë të Strugës do ti denoncojmë të gjitha rastet në institucionet përkatëse. Ju inkurajojmë edhe ju që të paraqitni çdo rast të dyshimtë ku mendoni se cënohet e drejta Juaj.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë