Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1350 testime, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-75, Kumanovë-14, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-1, Veles-2, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-3, Strumicë-10, Kriva Palankë-3, Radovish-4, Koçan-12, Probishtip-1, Valandovë-1, Vinicë-2, Sveti Nikolë-1.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 4 persona, tre pacientë nga Shkupi (55, 80 dhe 81 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (81 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 18138, numri i pacientëve të shëruar është 15068, i të vdekurve është 742, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2327./KlanMacedonia