Kryetari i Lëvizjes Besa në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, partinë që ai e drejton, si dhe angazhimin e tij si profesor në të kaluarën.

I pyetur për zgjedhjet e parakohshme që janë caktuar për më 12 prill dhe partia e tij a do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor, ai tha se do të ketë negociata me partinë tjetër opozitare Aleanca për Shqiptarët. “Ne vazhdojmë me aksionet e përditshme, që kanë të bëjnë me artikulimin e zërit opozitar. Jemi në promovim të platformës të cilën e kemi nisur ta formulojmë edhe me ekspertë të jashtëm. Jemi në diskutim me strukturat tona”.
“Urojmë që edhe partia tjetër opozitare të jetë e angazhuar për të mobilizuar votën opozitare dhe sigurisht që në moment jo të largët, do të ulemi dhe do të diskutojmë që në zgjedhjet e 12 prillit të dalim fitues”, tha mes tjerash Kasami.