Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela sot pritet të takohet me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake, ndërsa ky takim vjen vetëm një ditë pas takimit të zhvilluar midis Selës dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Në fokusin e këtyre takimeve do të jetë bashkëpunimi dhe koalicionimi i mundshëm parazgjedhor për zgjedhet e 12 prillit të vitit të ardhshëm. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka nënvizuar nevojën për një koalicionim më të gjerë mes ASH-BESA dhe Alternativa. Megjithatë mes dy partive të fundit deri tani ka pasur kundërshtime për një format të tillë të koalicionimit.(INA)