Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje ka vijuar (05.10.2022) me kontrollet në trafik.

Nga MPB njoftojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 gjoba, nga të cilat 11 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 13 sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik.

“Janë vendosur 14 gjoba për kalim sinjalizim të mbyllur (dritë të kuqe), tetë sanksione për parakalim dhe parakalim të paligjshëm, pesë masa për folie të pacertifikuara (xhama të lyer), tre sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.