Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej orës 19:50 të datës 01.07.2022, deri në orën 03:00 të datës 02.07.2022 në Dojran të Vjetër kanë arrestuar 18 persona për posedim të lëndëve narkotike, përcjell TV21. Arrestimet janë bërë gjatë një manifestimi muzikorë ndërsa është konfiskuar marihuanëm kokainë dhe ekstaza.

“SPB Strumicë ka kryer kontroll dhe ka arrestuar M.Zh.(26), F.P.(25), Zh.N. (26), K.J.(28), J.R.(21), D.T.(22) dhe F.P.(34), të gjithë nga Shkupi, I.G.(25) nga fshati Kadino, komuna e Ilindenit, A.S.(26) dhe V.B. 26) nga Kavadari, A.P.(26) dhe Z.T.(46) nga Negotina, A.U.(23) dhe J.U.(30) nga Dojrani i Ri, J.S.(19) nga Tetova, S.I.(22) nga fshati Injevë i Radovishit, R.J. (43) nga Bogdanci dhe M.K. E. (64) nga Xhamajka. Gjatë kontrollit personave iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë, kokainë dhe ekstazë”, thonë mes tjerash nga MPB.