Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejt 180 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 47 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, gjashtë gjoba iu shqiptuan drejtuesve të motoçikletave.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 për parakalim të paligjshëm, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.