Muaji i shenjtë i Ramazanit sapo ka filluar dhe të gjithë agjëruesit duhet ta dinë se çfarë ushqime duhet konsumuar, në mënyrë që këtë periudhë ta kalojnë sa më shëndetshëm.

Ka fakte që tregojnë se agjërimi ka efekte pozitive në shëndetin tonë. Duke përcjellë disa këshilla nga nutricistët të cilat janë të thjeshta për t’u aplikuar, mund të ju ndihmojnë të humbni peshë, të ulni shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Pini shumë ujë dhe hani ushqime hidratuese gjatë Ramazanit

Pini shumë ujë, të paktën 10 gota ujë gjatë periudhës mes Iftarit dhe Syfyrit. Si ëmbëlsirë shtoni edhe shalqirin në tryezën tuaj. Poashtu perimet si domatja dhe trangulli të cilat mbajnë trupin tuaj shumë të hidratuar. Duhet t’ju ikni pijeve që përmbajnë kafeinë si kafja, qaji, pijet energjike të cilat qojnë në dehidrim të tepërt të trupit.