Dida zona të Shqipërisë janë përballur me probleme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Probleme ka pasur në disa qytete, si në Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, ku disa rrugë janë përmbytur.

Situatë problematike paraqitet edhe në një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit.

Vetë qyteti i Durrësit është gdhirë nën ujë. Banorët ankohen se uji u ka pushtuar banesat, ndërkohë të tjerë e kanë të pamundur lëvizjen pasi rrugët janë të tejmbushura. Probleme serioze në Fushë-Krujë, pasi raportohet se lumi Zezë ka dalë nga shtrati.

Për shkak të përmbytjeve devijohet në pjesë rrugë në Tiranë-Vorë. Përmbytje raportohen edhe në Laç, niveli i ujit në rrugë raportohet i ngritur, aq sa banorët nuk dalin dot nga banesat. Në Lezhë uji ka pushtuar disa banesa, shkruan JOQ.

Probleme ka pasur në Portin e Durrësit, ku si pasojë e motit të keq është pezulluar puna në disa sektorë. Mësohet se fillimisht puna është ndërprerë në sektorin e peshkimit më pas dispeçeria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave për arsye sigurie. Po ashtu është ndaluar në det edhe lundrimi i anijeve tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm.