Ballina Shëndetësi 20 minuta ushtrime në ditë ulin rrezikun nga depresioni

20 minuta ushtrime në ditë ulin rrezikun nga depresioni

Një ekip ndërkombëtarë i studiuesve, përfshirë ekspertë nga Kolegji King në Londër, ka gjetur se njerëzit me nivele të larta të aktiviteteve fizike kanë më pak depresion më vonë në jetë, pavarësisht faktorëve të stilit të jetës.

Faktorët, sikurse janë mosha, pirja e duhanit dhe pesha nuk bëjnë ndryshimin në studim.

Ushtrimet e përditshme prej 20 minutash reduktojnë rrezikun nga ulja e depresionit për një të tretën, tregon studimi.

Studimi, në të cilin janë përfshirë 250 mijë njerëz, është publikuar në revistën amerikane për psikiatri.