Shkruan Huzeir Mustafi

Sot është dy maji, dita e shpalljës së zonës së lirë të Karadakut dhe për sot është paralajmruar një vizitë nga ana e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti te kompleksi i dëshmorëve në fshatin Sllupçan!

Sikur dëshmorët të mund të flsinin e në fakt ata flasin por ne jemi “të shurdhër” për ti dëgjuar, ata sot me siguri do ti bënin shumë pyetje Ali Ahmetit:

1.Ali Ahmeti pse e emruat ushtri çlirimtare kombëtare e në fund përfunduat me luftë për avansimin e disa të drejtave?!
2. Si janë shokët tanë invalid të luftës, çfarë bëre për ta?!
3. Po ushtarëve tjerë a ua rregulluat statusin që të ndjeheshin të barabartë me ushtarakët maqedonas?!
4. Pse ti si ish komandant asnjëherë nuk e përmende njërin ndër komandantët më të mirë Komandant Telin me shokë, si u vra e nga kush u tradhëtua?!
5. Po me Harun Aliun çfarë ndodhi pse nuk e mbrojte po e le të vritet në pabesi, ake kërkuar ndonjëherë llogari për vrasjen e tij?!
6. Pse e vranë ish komandantin e njësisë speciale Komandant Shqiponjën, edhe ate njeriu që ti e caktove ushrues detyre?!
7. Pse u liruan nga burgu vrasësit e tij?!
8. Përse gjuha shqipe akoma vazhdon të emërtohet si gjuhë që e flasin 20% e popullatës e që është e ndryshme nga gjuha maqedone?!
9.Pse flamuri kombëtar për të cilin ne dhamë jetën nuk mund të përdoret në çdo vend ku jetojnë shqiptarë?!
10. Përse e lejove të publkohet enciklopedia ku ne fyheshim si komb dhe fshihej prejardhja jonë e lavdishme?!
11. Pse dy herë radhazi ishe bashkëpjesmarrës në ndalimin e regjistrimit të popullatës, kujt i pengon numri i vërtetë i popullsisë?!
12. Pse e lejuat montimin e rastit të Sopotit dhe pas shumë viteve kur u dëshmua pafajsia e tyre nuk kërkuat llogari për ata që i montuan?!
13. Përse e lejuat montimin e rastit monstra atëherë dhe tani?
14. A i kërkove kryeministrit tënd ta zbulon atë të vërtetën e tmershme që ai r pohonte vazhdimisht kur fliste për Monstrën?!
15. Çfarë ndodhi në Lagjen e Trimave, kush i tradhëtoi bashkëluftarët tonë më të mirë?
16. Nëse ske pas faj pse nuk shkove të paktën njëherë ti vizitosh në burg dhe ti pyesësh si i kanë hallet, ashtu siç kujdeset komandanti për ushtarët e vet?!
17. Çka po ndodh me librat nëpër shkolla ku thuhet se ne jemi me prejardhje rome, turke apo çerkeze?!
18.Pse i mashtrove e gënjeve shqiptarët me kryeministrin e parë shqiptarë ?!
19. Me çka ju shantazhojnë politikanët maqedonas që asnjëherë nuk e ngritët zërin për shqiptarët dhe hallet e tyre?
20. Pse funskionarët e tu jetojnë shumëherë më mirë se ish bashkëluftarët tanë?!

Ndërsa Ali Ahmeti kokëulur nuk do të mund të përgjigjej, madje as ti shikonte në sy sepse i zhgënjeu dëshmorët, ish luftarët, e mbarë shqiptarët!