Sot janë mbushur dy dekada prej fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave ushtarake serbe.

Sulmet filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën plotë 78 ditë, njofton Klan Kosova. Bombardimet e NATO-s i paraprinë ndalimit të gjenocidit serb që po bëhej mbi popullin e Kosovës, ku nga torturat dhe vrasje nuk kursehej askush.

Në rrethana të tilla askush nuk e besonte që 24 marsi i atij viti do të mbetej përjetë në kujtesën e shqiptarëve. Që nga fillimi i sulmeve në Shkup janë organizuar protesta kundër intervenimit të NATO-s ku kanë marrë pjesë edhr maqedonas edhe shqiptar me orientime proserbe. Ata sot e kësaj dite me mburrje e kujtojnë protestimin e para 20 viteve. Në kuadër të këtyre protestave ishin edhe protestat e dhunshme kur u dogj ambasada amerikane në Shkup.