Në vitin e ardhshëm shumë shtete do zhvillojnë zgjedhje parlamentare e presidenciale. Pesë prej tyre kanë rëndësi esenciale për Evropën dhe Botën.

Në 2016 kishte zgjedhje në Filipine (Duterte), në SHBA (Trump) dhe Austri (Van der Bellen, pas përsëritjes së votimeve), ndërsa pas referendumeve ndodhi edhe Brexit dhe dorëheqja e kryeministrit italian Renzi. Në vijim keni pesë zgjedhjet më të rëndësishme të 2017.

Holandë

Votuesit e shtetit më të ulët do votojnë në 15 mars për parlamentin e ri. Pavarësisht se anketat flasin për ulje të mbështetjes ndaj Partisë për Liri (PVV) të Geert Wilders, ai përbën rrezik për daljen e Hollandisë nga BE dhe bllokimin e emigrimit të muslimanëve. Shteti hollandez ka shumë parti dhe vështirë që qeveria të formohet vetëm nga një parti. Partitë tjera të rëndësishme janë partia e djathtë VVD e kryeministrit Mark Rutte, konzervatorët CDA, të Gjelbërit dhe liberalët e majtë D66. Kjo tregon se dy partitë hollandeze, që do formojnë qeverinë e ardhshme, do e kenë vështirë të merren vesh rreth planprogrameve.

Francë

Zgjedhjet presidenciale në Francë janë parashikuar për 23 prill, që në rast se nuk fiton askush mbi 50 përqind të votave, zgjedhjet e ardhshme do mbahen në 7 maj. Në raundin e dytë, sipas anketave do përzgjidhen, Marine Le Pen e Frontit Nacional dhe Francois Fillon e partisë së djathtë konservatore. Pavarësisht rritjes së mbështetjes së Le Pen, komunikimi i ndërsjelltë mes partive tradicionale franceze, e bën të pamundur fitoren e saj në raundin e dytë. Le Pen kërkon Frexit dhe njihet për deklaratat e saj mjaft miqësore për Vladimir Putinin.

Irani

Në 19 maj mbahen zgjedhjet presidenciale në shtetin e Iranit, ku do kandidojë presidenti i tanishëm Hassan Rohani, i cili vlen si i moderuar dhe reformator. Nën udhëheqjen e Rohanit, shteti arriti përmes marrëveshjeve me perëndimin ti zhvleftësoje sankcionet, megjithatë akoma nuk vërehen përmirësime ekonomike. Kjo mund të ndikojë për poena pozitivë ndaj partisë tjetër, që njihet me konservatore. Irani luan rol aktiv në konfliktet e Sirisë, Jemenit dhe Irakut. Një fitore e konservatorëve do mund të përshkallëzonte konfliktet në Lindjen e Mesme dhe ndarjen akoma më të thellë mes politikave të Arabisë Saudite dhe Iranit.

Gjermani

Në vjeshtë, 22 tetor, Gjermania ndodhet përballë zgjedhjeve për kancelar. Dy pikat kryesore janë: nëse kancelarja gjermane Angela Merkel do zgjidhet përherë të katërt dhe mundësia e daljes si forcë e tretë e partisë populiste filo-ruse e AfD. Angela Merkel njihet si udhëheqësja e fundit që mbron vlerat demokratike, njëkohësisht përbën armikun numër një të Rusisë. Elita politike gjermane frikësohet nga ndikimi rus në fushatën gjermane, ngjashëm siç ndodhi me garat presidenciale në SHBA.

Kinë

Zgjedhjet parashikohen të zhvillohen në tetor/nëntor, ku kinezët do zgjedhin udhëheqësinë e re komuniste. Presidenti i tanishëm Xi Jinping, sipas gjitha gjasave do fitojë mandatin e dytë. Por në disa deklarata, Jinping, ka lënë mundësinë e hapur për dorëheqje.

Zgjedhja tjera të rëndësishme do kemi në Indi (presidenciale), Argjentinë dhe Norvegji (parlamentare). Argjentina duhet të zgjedhë mes partisë miqësore ndaj SHBA dhe të majtëve anti-amerikanë.