2017-a sjell thonj prej diamanti(FOTO)

Mirror, shattered glass dhe holographic nails, ishin tre tendencat e thonjёve qё u preferuan mё shumё nga tё gjitha femrat vitin qё lamё pas. Por viti 2017 na gjen me njё tendencё krejtёsisht ndryshe, qё vjen nga Korea, nёna e tendencave. Me siguri do ju joshё ta provoni.

Dhe kjo, sepse, falё diamond nails, mund tё krijoni efektin e njё diamanti nё thonjtё tuaj. Bёhet fjalё pёr njё rinovim (update) tё tendencёs shattered glass nails tё Eun Kyung Park, manikyristen qё solli nё treg trendin e thonjёve “prej xhami”.

 

Teknika pёr tё realizuar kёtё model ёshtё shumё e thjeshtё. Nё thonjtё tuaj ngjiten disa copёza tё vogёla, qё krijojnё pamjen e njё diamanti.

Shikoni mё poshtё disa modele dhe mos hezitoni ta provoni kёtё vit.