Alegri i surprizon të gjithë, shkëlqen edhe në rolin e një balerini. Shikoni kërcimin e veçantë të trajnerit italia

Masimiliano Algeri i ka surprizuar të gjithë së fundmi, teksa ndryshe nga herët e tjera kur jemi mësuar në rolin e trajnerit, këtë herë është shfaqur në rolin e një balerini.

Trajneri italian është ftuar në “Dancing with the stars”, ku për një natë ai ishte balerin. Ish-trajneri i Juves dhe Milanit, tregoi të gjitha aftësitë e tij në kërcim, duke i surprizuar të gjithë që po e ndiqnin atë. Mesa duket Alegri nuk ka aftësi vetëm si trajner, por edhe si balerin, teksa mund të ishte një profesion i shkëlqyer të cilin ai mund ta praktikojë, kur në fund të fundit i papunë është…

 

Italiani është në kërkim për të marrë drejtimin e një skuadre, teksa prej më shumë se një viti është i papunë kur u largua nga drejtimi i skuadrës së Juventusit, në fund të sezonit të kaluar.