Në ,,Rruga Drejt” me Arta Tahirin në panel Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga BDI dhe Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri duke folur për krizën politike të krijuar pas vetos nga ana e Bullgarisë, por edhe shumica e brishtë, ka thënë se një qeveri e zgjeruar është zgjidhja ndoshta e vetme dhe e qëndrueshme për vendin tonë.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri ka thënë: Ne si vend edhe gjeografikisht i takojmë Europës, orientimi dhe përcaktimi jonë, besoj i të gjithëve është antarsimi në BE.
Ne mendojmë dhe propozojmë modelin e kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë.
D.m.th ne të hapim bisedimet me BE për anëtarsim, kurse paralelisht ekipe profesionale të vazhdojnë bisedime për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët.
Në si Aleancë për Shqiptarët vlerësojmë se me kontestet historike duhet të merren historianët, kurse politika e ka për detyrë që të drejtojë vendin dhe të gjejë mënyra për të anëtarësuar vendin sa më parë në BE.