Nga Prof. Abdullah MEHMETI

SI QËNDRON PUNA ME KËTË ÇËSHTJE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË?

– Me emërtimin e shkollave dhe institucioneve;
– Emërtimin e rrugëve;
– Shenjat rrugore dhe emërtimin e vendbanimeve;
– Emërtimin e firmave dhe asociacioneve etj.

Si është rregulluar kjo çështje në vendbanimet ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën e popullsisë, Manastir, Veles, Prilep, Krushevë…?

Po në qytetet ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, kjo çështje a është rregulluar si duhet?

Kush duhet të jep përgjigje për këtë çështje, OSBE, KRYQI I KUQ, KOMITETI I HELSINKUT, PARTITË POLITIKE, APO ANALISTËT QË NA E SHURDHOJNË VESHIN PËRNATË ME DEBATE?

PËRFUNDIMISHT, KJO ÇËSHTJE DUHET TË RREGULLOHET ME ,,LIGJ PËR PËRDORIMIN DHE MBROJTJEN E GJUHËS SHQIPE”

* * *
Rekomandimet e Oslos
Lidhur me të Drejtat Gjuhësore
të Pakicave Kombëtare
& Sqarime

Shkurt 1998

REKOMANDIMET E OSLOS LIDHUR ME TË DREJTAT
GJUHËSORE TË PAKICAVE KOMBËTARE

EMRAT
1) Personat që u takojnë pakicave kombëtare kanë të drejtë të përdorin emrat e tyre personal në gjuhën e tyre, sipas traditave dhe sistemeve të tyre gjuhësore. Këto duhet të njihen zyrtarisht dhe të përdoren nga autoritetet publike.

2) Në mënyrë të ngjajshme, organizatat private siç janë asociacionet kulturore dhe ndërmarrjet e biznesit të themeluara nga persona që u takojnë pakicave kombëtare duhet ta gëzojnë të njejtën të drejtë sa u përket emrave të tyre.

3) Në regjionet e banuara nga një numër të madh të personave që u takojnë pakicave kombëtare, kur egziston kërkesë e madhe, autoritetet publike duhet të sigurojnë emra lokal, emra të rrugëve si dhe tregues tjerë topografik në gjuhën e pakicave.

* * *
Këto të drejta u garantohen pakicave kombëtare, po shqiptarëve që janë popull në këtë shtet?