Në 24 orët e fundit, 236 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

110 raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 20 në Prizren, nga 13 në Ferizaj e Gjilan.

Më së tepërmi raste janë regjistruar në grupmoshën 20-29 vjet, 58 sosh, pasuar nga ajo 30-39 vjet, 51 sosh, dhe 40-49 vjet 47 sosh. Në grupmoshën 10-19 vjet janë regjistruar 20 raste e 0 deri 9 vjet 6 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 162.913, ndërsa prej tyre 2991 kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 8 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.142.

Në total numri i rasteve aktive është 1.780.
© FOL. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.