Instagram është një nga aplikacionet më të nxehta sot për sot, dhe sot do t’u tregojmë 25 arsye pse edhe kompania apo marka juaj duhet të jetë në Instagram.

Për shumë persona dhe kompani, Instagram nuk është thjesht një rrjet tjetër social për të postuar foto me filtera, por një burim paraje.

Ja 25 fakte dhe statistika interesante rreth këtij aplikacioni, të sjella për ju nga TechSot.Al

  1. Instagram ka mbi 500 milionë përdoruesa aktivë
  2. Në vitet e fundit, numri i përdoruesave të Instagram është rritur më shumë se 300%
  3. Numri i të rriturve që përdorin Instagram është dyfishuar që nga 2012
  4. Në ShBA, Instagram po rritet 5x më shumë se rrjetet e tjera sociale
  5. Deri në 2020, Instagram pritet të shtojë rreth 26.9 milionë përdoruesa
  6. 28% e të rriturve që përdorin internet janë në Instagram
  7. Instagram është rrjeti social i dytë më i përdorur midis adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç
  8. 55% e moshës 18-29 vjeç përdor Instagram
  9. Më shumë se 75% e përdoruesave të Instagram jetojnë jashtë ShBA-së
  10. 59% e përdoruesave të kyçen çdo ditë në rrjetin social, ndërsa 35% kyçen disa herë në ditë
  11. Një e treta e të gjithë përdoruesave me smartfona vizitojnë Instagramin atë paktën njëherë në muaj
  12. 13.2% e postimeve në Instagram janë video
  13. 100 ‘top’ markat botërore kanë parë një rritje në përfshirje (engagement) prej 53% në Instagram
  14. Raporti i përfshirjes (engagement) në Instagram është 4.3 përqind
  15. Përfshirja në postime rritet me 79% kur postimeve i shtohet etiketa e lokacionit, apo vendndodhjes
  16. Markat më të mëdha përdorin rreth 2.5 thurrje për postim (ose hashtags)
  17. Që postimet e markave më të mëdha të fillojnë të marrin gjysmën e përfshirjes, duhen rreth 19 orë.
  18. Postimet me mbi 11 thurrje, apo hashtags, marrin rreth 80% më shumë përfshirje
  19. Fotot me fytyra marrin rreth 38% më shumë pëlqime
  20. Gjatësia e paragrafit të përshkrimit të postimeve nuk ka ndikim në raportin e përfshirjeve
  21. Markat më popullore postojnë rreth 4.9 herë në javë
  22. Përdoruesit e Instagramit ndajnë rreth 80 miliona foto në ditë
  23. Ditët më të mira për të postuar në Instagram janë e Hëna dhe e Marta
  24. 36% e markave të mëdha e konsiderojnë Instagramin si një nga mjetet më të rëndësishme të strategjisë së tyre
  25. Numri i përdoruesave nga Shqipëria është rreth 400,000