Njëzet e pesë nëntori është data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nëse nuk ka marrëveshje me opozitën për të siguruar shumicën prej dy të tretave në Kuvend që do të mundësonin votimin e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë. Këtë e njoftoi kryeministri Zoran Zaev i cili poashtu tha se ka gjasa që bisedimet të fillojnë nga dita e nesërme. Ai shpreson se do të arrihet ndonjë marrëveshje, ndërkaq  nënvizoi se proceset nuk mund të bllokohen dhe të njëjtat duhet të lëvizin përpara.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Do të jenë shumë të shpejta, disa ditë, domethënë arrihet dikund 25 nëntor që e përmenda fundi i nëntorit, arrihet edhe atë me disa ditë rezervë plus asaj. Pse duhet të shpejtohet, thamë muaji maj është muaj i zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, ku fqiu grek do të futej madje edhe më herët në fushatë, kështuqë duhet më në kohë t’i kryejmë punët. Fillimisht do të flasim, disa ditë do t’ia kushtojmë bisedimeve. Shpresoj që të kemi sukses, sepse ja vlen t’i kushtojmë kohë dhe kujdes Maqedonisë dhe ardhmërisë së qytetarëve. Nëse nuk kemi sukses, nuk ekziston zgjidhje tjetër. Proceset nuk mund të mbesin të bllokuara, nuk mund të mbeten në vend, kështuqë duhet t’i kushtojmë kujdes maksimal, këto ditë do të fillojnë bisedimet, sot është dita e sublimimit të të gjitha analizave, planeve dhe të ngjajshme, me gjasa që nesër do të fillojmë bisedimet.”

I pyetur nga gazetarët nëse ka kapacitet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk arrihet marrëveshje, Zaev u përgjigj pozitivisht, duke nënvizuar se në rast të tillë do të formohet  Qeveri teknike dhe në pajtueshmëri me ligjin dhe Kushtetutën  shkohet me procedurë të shpejtë duke pasur parasysh  faktin se duhet të arrihen afatet me Greqinë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR 
“Gjithsesi po, Ligji, Kushtetuta i parashikojnë hapat e mëtejshëm kjo është e zgjidhur, mirë është që paraprakisht në takime liderësh i kemi zgjidhur, Kuvendi i ka miratuar ndryshimet në ligjin për Qeveri, kështuqë nëse vie aty që të formojmë Qeveri, kjo nënkupton se do të presim menjëherë ministra teknikë, atë të punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale, zëvendës ministra që janë paraparë, kryeministër teknik, arrihen afatet, po atëherë janë afate të shkurtuara. Në pajtueshmëri me  ligjin dhe kushtetutën shkohet në procedurë të shpejtë, duke pasur parasysh se duhet të arrihen afatet me Greqinë. Kjo është me rëndësi, por e gjithë kjo është zgjidhur, ekziston legjislativi, ligjvënësi dhe kështu do ta zgjidhim”

Zaev ka shtuar se për momentin nuk ka përkrahje nga deputetë të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet Kushtetuese dhe se deri tani nuk kanë biseduar me ta. Ai shtoi se nuk ka afat të caktuar se deri kur duhet të deklarohen deputetët e VMRO-DPMNE-së por sipas tij, me rëndësi është që të arrihet qëllimi. Ai shtoi se nëse ka dikush ndonjë alternativë më të mirë do të shqyrtohen në bisedime, megjithatë ai shpreh bindjen se alternativë më të mirë se NATO dhe BE nuk ka.