Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do ta dekorojë Fakultetin e artit muzikor (FAM) pranë Universitetit ”Kirili dhe Metodi” me mirënjohjen ”Medalje për merita për Maqedoninë”.

 

Kabineti i kryetarit Ivanov bën të ditur se Medalja i jepet FAM-së, me rastin e 50 vjetorit të themelimit, posaçërisht për rezultatet e arritura në veprimtarinë arsimore, artistike dhe shkencore.

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se me rastin e këtij jubileu 50 vjeçar, FAM-ja do të shfaqë sonte në ora 20 një koncert të Orekestrit simfonik. Koncerti do të mbahet në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.

Përndryshe, ky fakultet është themelura në vitin 1966, kurse sot ka pesë katedra. Deri tani, nga FAM-ja kanë dalur mbi 2 mijë të diplomuar, mbi 400 magjistra dhe mbi 20 doktorë të shkencave muzikore dhe artit muzikor.