Një 28-vjeçar nga Tetova, me inicialet Z.P., është plagosur nga një plumb qorr ditën e djeshme rreth orës 15:00 teksa udhëtonte me automjetin e tij të tipit “Citroen C” në rrugën “Ilindeni” në Tetovë.

Mësohets e ai fillimisht ka dëgjuar goditjen në pjesën e pasme të automjetit, ku ka qenë edhe gruaja e tij 25 vjeçare S.P. dhe foshnja i tyre, dhe pastaj ka ndjerë dhimbje dhe gjakderdhje në kokë.

Një kalimtar i rastit e ka çuar 28-vjeçarin në Spitalin Klinik në Tetovë, ku pas ndihmës mjekësore është dërguar për në shtëpi.

 
 
 

Nga hetimet është konstatuar se në automjet ka vrima plumbi, përderisa në brendësi është gjetur një projektil, kalibër 7.62 milimetra.

Policia po kryhen hetime të më tejshme për zbardhjen e ngjarjes.