Qeveria e Maqedonisë ka formuar grup punues për përgatitje dhe ndjekjen e implementimit të planit të rekomandimeve të Pribesë në lidhje me ndjekjen e komunikimeve nga vitit 2015, të rikonfirmuar në raportin e dytë të vitit 2017, njofton Portalb.mk.

Për kryetar është emëruar, Siljan Avramoski nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Grupi punues është i përbërë nga 29 persona, prej të cilëve 11 të punësuar në MPB, dy përfaëqsues nga Ministria e Mbrojtjes, dy nga ministria e Financave, katër deputetë. Nga një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria Doganore, Policia Financiare, Ministria për Shoqëri Informatike, Gjykata Supreme, Prokuroria Publike, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Gjykata Penale, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave, Avokati Popullor dhe një profesor universitar.

Kjo është lista e emrave:

Refroma DSK

Grupi punues ka për detyrë që të përgatit plan për realizimin e rekomandimeve të Pribe-së, t’i definojë aktet juridike (ligjet, aktet nënligjore, procedurat operative standarde), të cilat duhet të miratohen ose të ndryshohen, me qëllim që të implementohet modeli nacional dhe të definohen masat teknike dhe administrative për implementimin e modelit nacional, por edhe implikimeve financiare për realizimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“DSK-ja punon jashtë mandatit të saj ligjor në emër të pushtetit me qëllim për të kontrolluar bartësit e funksioneve të larta shtetërore në administratën publike, prokurorinë, gjykatësit dhe kundërshtarët politik, e për pasojë ka ndërhyrë edhe në pavarësinë e gjyqësorit dhe institucionet e tjera. Në aspektin e pajisjeve teknike, DSK-ja ka monopolin e shfrytëzimit të pajisjeve për përgjim, në zbulim dhe në hetime penale. Ekskluzivitetin në përndjekje e realizon dhe monitoron në emër të vetë, DSK-ja, si edhe në emër të policisë, drejtorisë së doganave dhe policisë financiare. Prandaj edhe DSK-ja i posedon mjetet për ndërhyrje në hetimet penale dhe në mënyrë indirekte nënvlerëson/varrosë pavarësinë e drejtuesit të hetimit (prokurorit). Lidhja familjare në mes të politikanëve në pozita të larta dhe funksionarëve të lartë në DSK, si dhe në Prokurorinë Publike, krijojnë ambient të rrezikshëm për konflikt interesi”, thuhet në raportin e Pribesë në vitin 2015 dhe të rikonfirmuar në raportin e dytë të vitit 2017.