Profesori universitar Nikolla Poposki, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, theksoi se për të pasur gjendje më të mirë ekonomike së pari duhet vullnet politik dhe pastaj duhet të viktimozohet dikush.

“Për përmirësim të gjendjes ekonomike, së pari duhet vullnet politik, së dyti duhet të ketë disa viktima. Duhet që dikush nga ose të gjithë të punojmë dhe të krijojmë një platformë për një sukses më të madh. Jostabiliteti politik tanimë një kohë të gjatë po e okupon vëmendjen tonë, dhe për këtë shkak po ngecim në çështjet ekonomike”, deklaroi Popovski.

Ai tha se sa më shpejt duhet të zgjidhet kriza, të formohet qeveria e re dhe të punohet në drejtimin ekonomik.