Shumica prej jush janë tashmë të familjarizuar me antibiotikët pasi janë ndër medikamentet më të përdorura për trajtimin e problematikave të ndryshme shëndetësore. Por, nëse mjeku juaj ju përshkroi një antibiotik për trajtimin e infeksionit urinar që ju mundon prej kohësj, janë disa gjëra që nuk duhet t’i bëni pasi përdorimi i gabuar i tyre mund të provokojë probleme të ndryshme.

1.Nuk duhet të merrni kontraceptivë: Shumica e antibiotikëve kanë reaksione të dëmshme në trup kur bashkohen me kontraceptivët hormonalë. Në këtë rast provoni një mënyrë tjetër mbrojtjeje ndaj shtatzënisë deri sa të përfundoni antibiotikët. Mjekët gjinekologë rekomandojnë që të nisni sërish mbrojtjen e tyre një javë pasi të keni mbaruar antibiotikët.

2.Nuk duhet të përzieni alkoolin me antibiotikët: Alkooli nuk redukton efektivitetin e shumicës së antibiotikëve, por ai mund të reduktojë energjinë tuaj dhe të vonojë shërimin. Alkooli dhe antibiotikët mund të shkaktojnë dhimbje stomaku, marramendje dhe përgjumje, dhimbje koke, vjellje, rrahje të shpejta të zemrës etj.

3.Mos i pini kurrë para buke: Antibiotikët merren gjithmonë pas buke pasi në këtë mënyrë shmangni dhimbjet e stomakut.