Vogëlushi në foto është një hero i vërtetë pasi ka arritur ti shpëtojë jetën babait të tij.

Babi i tij Marku, 34-vjeç, kishte rënë në koma diabetike pasi i ishte ulur niveli i sheqerit, gjatë kohës që ishte vetëm me djalin e tij 3 vjeçar.

Lenny kishte vrapuar menjëherë në kuzhinë për të marrë kosin e frutave në frigorifer, të cilën mund ta arrinte vetëm duke hipur sipër karriges.

Ai filloi ta ushqente babanë derisa u rrit niveli i sheqerit. Më pas i kishte dhënë ilaçet – duke e shpëtuar kështu nga koma diabetike.

Marku vuan nga diabeti i tipit 1 dhe i duhet të marrë insulinë katër herë në ditë. Nëna e tij tregon se i ishte dashur të largohej vetëm pak minuta nga shtëpia dhe kur ishte kthyer kishte parë se Marku nuk ndihej mire.

“Lenny u kthye nga unë dhe më tha “i shpëtova jetën babit” dhe Marku më tha se ishte e vërtetë, ai e kishte shpëtuar”.