Me propozim të Prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, gjykatësi në procedurën paraprake u ka caktuar 30-ditë paraburgim katër sulmuesve të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përcjell Fol.

Katër të akuzuarit janë nën hetim për veprën e kryer penale ‘tentim për vrasje’, me çka në bashkëpunim kanë kryer më 27 prill 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, në përputhje me nenin 123, ndërsa në lidhje me nenin 19 dhe në lidhje me nenin 22 të Ligjit penal.

Për pesë persona, për të cilët prokuroria, gjithashtu, propozoi përcaktim të masës për paraburgim, për shkak të gjendjes shëndetësore gjyqi do të vendos më tej. /Fol/