Pas mbledhjes së të dhënave dhe provave, Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë kundër një personi për shkak të dyshimit të veprave penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të nenit 288 dhe “prodhim të paligjshëm, posedim dhe shitje të armëve ose substancave shpërthyese” në nenin 396 të Kodit Penal.
“Duke pasur parasysh se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori kompetent publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit të të dyshuarit. Propozimi i prokurorisë është pranuar nga gjykata dhe me vendim ndaj të dysuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, “thonë nga Prokuroria Themelore Publike.